TIRANE, 21 prill 2013 – Qeveria do të japë mbështetje maksimale ndaj biznesit, pasi iniciativa e lirë është çështje guximi. Kështu deklaroi kryeministri Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me biznesmenë të rinj, ku theksoi gjithashtu se do të mundësohet sistem mikrokreditimi për të rinjtë.
“Ne që nga viti 2005 kemi ushtruar platformën tonë për ta kthyer Shqipërinë në një vend tërheqës për investitorët, është bërë shumë por ka shumë për tu bërë. Mesatarja e investimeve në katër vitet e fundit është mbi 1 miliardë dollarë. Reformat ishin një mburojë nga kriza. Taksa e sheshtë një ndër faktorët kryesorë, mirëpo kriza do vazhdojë. Do ta kapërcejë Europa krizën por do të duhet kohë, por ne do të bëjmë gjithçka që në qoftë se nuk arritëm të biem në recension, të shënojmë një rritje ekonomike”, deklaroi Berisha.





