Kryedemokrati Sali Berisha, deklaroi se opozita nuk do të ketë pushime verore, por do të vijojë një betejën kundër qeverisë, të cilën e cilësoi si mafian më të rrezikshme në rajon.

I pyetur për planin e aksionit e PD-së gjatë sezonit veror, Berisha u shpreh se opozita do të vazhdojë protestat dhe se nuk do të ketë ndërprerje të aktivitetit politik.

Deklarata e Berishës:

“Opozita nuk ka pushime. Opozita ka kryengritje paqësore, betejë të pandërprerë me mafien më të rrezikshme të Evropës dhe njërën prej më të rrezikshmet në botë. Ndaj dhe ne, që i kemi shpallur luftë mafies në emër të shtetit ligjor, nuk mund të kemi asnjë pushim. Betejë, betejë dhe vetëm betejë.”, tha Berisha.