Kryetari i PD-së, Sali Berisha, foli me nënkuptime pasditen e kësaj të hënë para demoraktëve të pranishëm në takimin e radhës të ‘Foltores’.
Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama u përpoq të infiltroi në Partinë Demokratike një përfaqësues të organizatave më të rrezikshme kriminale.
Berisha nuk përmendi emra, por deklarata të tilla janë bërë në mënyrë të përsëritura prej tij, që i lidhi publikisht me Ervin Salianjin.
Kryedemokrati shtoi se individë të tillë mendonin se mund të ktheheshin në partinë prej të cilës u larguan për të shkuar drejt një partie tjetër.
“Përpjekjet e tij për të infiltruar një përfaqësues të organizatave më të rrezikshme kriminale. Përpjekjet e tyre për të promovuar të përdalë, që ikin nga partia e shkojnë nëpër parti të tjera e pastaj mendonin se mund të ktheheshin në këtë parti”,-tha Berisha.





