ROMË– Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi deklaroi sot se italianët duhet të mësonin të përdornin votën respektive në interesin e tyre vetjak dhe jo të shkonin pas bindjeve politike duke mbështetur ata politikanë që preferojnë, pa marrë në konsideratë mundësinë reale për përmirësimin e interesave të tyre si individë.
''Të gjitha përpjekjet dhe angazhimet janë të kushtëzuara dhe të mbërthyera tek fakti që duhet arritur një shumicë e nevojshme për një qeveri pa shumë koalicione dhe pikërisht kjo është arsyeja për të cilën italianët duhet të mësojnë të votojnë në mënyrën e duhur dhe jo të shpërdorojnë votën duke mbështetur një pjesë Casinin, disa të tjerë Finin, Montin dhe Gianninon'', deklaroi Kavalieri.
''Duhet të mësojnë të votojnë në interesin e tyre dhe kjo duhet të jetë primare'', u shpreh Silvio Berlusconi, gjatë një deklarate të bërë për ''Agora''.