ITALI- Ish kryeministri italian, Silvio Berlusconi nuk do të garojë për postin e kryeministrit, në rast fitoreje ai mund të bëjë ministrin e Ekonomisë.

Unë e kam treguar tashmë pasardhësin tim dhe unë mendoj se ai do të vazhdojë të jetë, Angelino Alfano. Unë e kam bërë, vijoi më tej Berluskoni, nëse fitojmë do të jetë Angelino Alfano, dhe unë ministër i Ekonomisë.

Roberto Maroni konfirmoi marrëveshjen e Liga Nord me Berluskonin, ndërsa tha se Berluskoni do të drejtojë koalicionin por nuk do të jetë kryeministër.

“Jam i kënaqur dhe mirënjohës për gjestin e tij”, ka shtuar ai.