Beteja e Durrësit nën optikën e një ushtaraku francez që ka marrë pjesë në këto luftime ashtu si edhe Zara paraqitet pak a shumë me të njëjta zhvillime. A.Thomazi, ish kapiten anijeje, në përmbledhjen me kujtime e studime “Lufta detare në Adriatik”, i botuar në Paris më 1927, analizon ecurinë e veprimeve luftarake në detin Mesdhe në periudhën e Luftës së Parë Botërore. Ai shkruan se pas shkatërrimit të serbëve në Beograd, trupat serbe dhe aleatë të ushtrisë franceze janë evakuar që andej më 9 tetor.
Ndërkohë sipas tij, më 10 tetor 1915, bullgarët ishin hedhur në ofensivë. Tre divizione bullgare të zbarkuara në Selanik janë përpjekur të ruanin ndërlidhjen me ushtrinë serbe, por pas dështimit të kalimit drejt lindjes janë detyruar që të zgjidhnin rrugën drejt Adriatikut, tërheqje kjo e cilësuar mjaft e vështirë për shkak se kundërshtari kishte epërsi numerike dhe ushtria serbe nuk kishte rezerva ushqimore dhe luftarake. Qeveria franceze është përpjekur t’u siguronte furnizim gjatë rrugës së perëndimit duke kërkuar të ngrinte një bazë në Sarandë, por hoqi dorë nga shkaku i pozicionimit grek në atë periudhë.
Më 10 tetor bullgarët nga ana e vet u hodhën në ofensivë. Tre divizione franceze, që kishin zbarkuar në Selanik, u kujdesën me të gjitha forcat gjatë disa ditëve të ruanin ndërlidhjen me ushtrinë serbe. Kjo e fundit, pas një përpjekjeje të dështuar për të çarë në lindje, u detyrua të fillonte tërheqjen në drejtim të Adriatikut; kjo tërheqje ishte jashtëzakonisht e vështirë jo vetëm si pasojë e epërsisë numerike të kundërshtarit, por dhe për mungesë rezervash ushqimore dhe municionesh.
Kundërshtari humbi dy nga destrojerët e vet më të mirë, gjë që ishte një goditje e ndjeshme për të, goditje që e bëri, të paktën për njëfarë kohe, më pak energjike dhe e detyroi të mos ndërmerrte aventura të reja. Aleatët, megjithëse, patën këtë ditë në det një epërsi të trefishtë në forca mbi kundërshtarin, atyre i mungonte uniteti i drejtimit, i cili mund t’u jepte fitore të plotë
Qysh në fillim të operacionit qeveria franceze po merrej me sigurimin e furnizimit të kësaj ushtrie nëpërmjet rrugës nga perëndimi. Fillimisht u përgatit të organizonte një bazë në Sarandë, pastaj hoqi dorë nga kjo gjë nën ndikimin e pozicionit që kishte zënë Greqia. Vlora, bazë italiane, pothuajse nuk kishte komunikime me rajonet e brendshme të vendit; Ulqini kishte vetëm një mol të vogël ankorimi; Tivari po sulmohej nga ana e Kotorrit; Shëngjini dhe Durrësi kishin mbetur dy pikat e vetme, në të cilat mund të bëhej imbarkimi.
Me 13 nëntor janë bërë bisedime shumë palëshe mes aleatëve në të cilat është vendosur që Britania e Madhe të realizonte furnizimet dhe kostoja do të shpërndahej mes asaj, Francës dhe Rusisë. Të gjithë do të përqendroheshin në Brindizi, ndërsa flota luftarake do të mbulonte transportin nëpër detin Adriatik. Në të njëjtën kohë italianët dërguan kontigjente të konsiderueshme në Vlorë dhe Durrës.
Bllokada austriake në Shëngjin, Durrës dhe Vlorë
Sipas kujtimeve te ushtarakut francez që rikonfirmon edhe kujtimet e ushtarakëve italianë, anijet austriake kishin bllokuar portet kryesore. Më 23 nëntor midis Brindizit dhe Durrësit anija “Helgoland” dhe destrojerët nga Shibeniku fundosën një velierë dhe avulloren italiane “Palatine” të ngarkuar me miell. Të nesërmen avullorja franceze “Harmonic” u godit nga një nëndetëse në portin e Shëngjinit dhe iu nënshtrua bombardimit ajror nga avionët luftarakë; më 3 dhjetor italianët humbën anijen e transportit të trupave “Umberto” dhe destrojerin “Intrepido”, të cilat u hodhën në erë nga minat afër Vlorës.
Më 5 dhjetor një flotilje nga Kotorri, e kryesuar nga luftanija “Novara”, bombardoi Shëngjinin dhe mbyti dy avullore italiane, një greke dhe disa veliera. Më në fund, nëndetësja franceze “Fresnel”, që po patrullonte në gjirin e Drinit, u mbyt rastësisht natën e 4-5 dhjetorit në grykëderdhjen e Bunës. Ekuipazhi i saj, që gjeti strehim në një ishullth ranor, u kap rob nga ekuipazhi i motoskafëve “Huszar” dhe “Warasdiner”; austriakët e asgjësuan nëndetësen me zjarr artilerie. Në Durrës flotilja nga Shibeniku mbyti katër veliera.
Golgota shqiptare ishte gjyqi më i madh ushtarak i popullit serb. Nga 220.000 ushtarë që kaluan përmes Shqipërisë në drejtim të Korfuzit dhe Bizertës, vetëm 150.000 arritën në destinacion, nga rreth 200.000 refugjatë të shpërndarë nëpër shkrepat dhe kënetat e bregdetit shqiptar vetëm një e treta (60.000 persona) i shpëtoi vdekjes. Humbjet e Serbisë do të kishin qenë shumë më të rënda sikur të mos ishte Esat Pasha dhe pasuesit e tij gjatë tërheqjes dhe hipjes në anije,- thotë Dusan T. Batakovic në librin e tij Serbian Government and Essad Pasha Toptani
Përfundimin e kësaj beteje ushtaraku francez e përshkruan kështu: “Kundërshtari humbi dy nga destrojerët e vet më të mirë, gjë që ishte një goditje e ndjeshme për të, goditje që e bëri, të paktën për njëfarë kohe, më pak energjike dhe e detyroi të mos ndërmerrte aventura të reja. Aleatët, megjithëse, patën këtë ditë në det një epërsi të trefishtë në forca mbi kundërshtarin, atyre i mungonte uniteti i drejtimit, i cili mund t’u jepte fitore të plotë”. Nga sa shikohet në kujtimet e ushtarakut francez, beteja megjithëse aleatët kishin një epërsi trefishe përfundoi me fitore te pjesshme.
Roli i Esat Pashë Toptanit
Tërheqja e ushtrisë serbe në Shqipëri në fund të 1915 dhe në fillim të 1916 e vuri aleancën e Esat Pashës para një prove serioze. Në rajonet ku nuk shtrihej autoriteti i tij, veçanërisht në pjesët veriore të vendit mes fiseve katolike, trupat serbe u detyruan të ndërronin rrugën deri në portet e Adriatikut, ku po i prisnin anije aleate. Xhandarmëria e Esat Pashës ndihmoi ushtrinë serbe, siguroi korridore të sigurta, strehim dhe ushqim, dhe u angazhua në përleshje me çeta shqiptare që sulmuan trupat serbe dhe vodhën refugjatët e paarmatosur. Esat Pasha nxorri një shpallje të veçantë duke u bërë thirrje shqiptarëve të ndihmonin ushtrinë serbe dhe informoi komandantët ushtarakë mbi avancimin e forcave të armikut, lindjen e çetave rebele dhe disponimin e fiseve të veçanta. “Golgota shqiptare ishte gjyqi më i madh ushtarak i popullit serb. Nga 220.000 ushtarë që kaluan përmes Shqipërisë në drejtim të Korfuzit dhe Bizertës, vetëm 150.000 arritën në destinacion, nga rreth 200.000 refugjatë të shpërndarë nëpër shkrepat dhe kënetat e bregdetit shqiptar vetëm një e treta (60.000 persona) i shpëtoi vdekjes. Humbjet e Serbisë do të kishin qenë shumë më të rënda sikur të mos ishte Esat Pasha dhe pasuesit e tij gjatë tërheqjes dhe hipjes në anije”,- thotë Dusan T. Batakovic në librin e tij “Serbian Government and Essad Pasha Toptani”.
Kronologjia e bllokadës
Më 23 nëntor midis Brindizit dhe Durrësit anija “Helgoland” dhe destrojerët nga Shibeniku fundosën një velierë dhe avulloren italiane “Palatine”
Më 24 nëntor avullorja franceze “Harmonic” u godit nga një nëndetëse në portin e Shëngjinit dhe iu nënshtrua bombardimit ajror
Më 5 dhjetor një flotilje nga Kotorri, e kryesuar nga luftanija “Novara”, bombardoi Shëngjinin dhe mbyti dy avullore italiane, një greke dhe disa veliera
Natën e 4-5 dhjetorit, nëndetësja franceze “Fresnel”, që po patrullonte në gjirin e Drinit, u mbyt rastësisht