Joe Biden e sheh veten si demokratin e vetëm që mund të ‘mposhtë’ Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2024, teksa raportohet se ai u kujton rregullisht personave përreth se ai është i vetmi person që e ka mundur Trumpin dhe ai mbetet i sigurt se ai është demokrati që mund ta bëjë përsëri, raportoi The New York Times.
Ish-presidenti njoftoi javën e kaluar se do të kandidojë sërish për presidencën, por së pari Trump do të duhet të fitojë nominimin republikan dhe megjithëse ai nuk ka konukkrent të shpallur, Guvernatori i Floridës Ron DeSantis po kryeson listën e atyre që mund të marrin pjesë.
Ndërkohë, Biden po peshon lëvizjen e tij të radhës me këshilltarët e tij të brendshëm që thonë se ai ka më shumë gjasa të kandidojë përsëri nëse Trump është në listën e republikanëve.
Historiani presidencial Douglas Brinkley tha për Politico se Biden nuk ka arsye pse të tërhiqet tani ndërsa shtoi: Ai nuk ka pasardhës të qartë dhe ajo që ka rëndësi këtu është Trump. Joe Biden shihet si ‘vrasësi’ i Donald Trump dhe shumë demokratë mendojnë se ai mund ta bëjë përsëri.