Një punëtor 43-vjeçar ra nga lartësi këtë të enjte, teksa punonte në një ndërtesë në qytetin e Laçit.

Burime zyrtare të policisë thonë se ai mbeti i plagosur dhe transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

“Më datë 16.09.2021, shtetasi D. M., 43 vjeç, banues në Lushnjë, duke punuar në një ndërtesë në qytet Laç është rrëzuar dhe si për pasojë ka marrë dëmtime në trup. Aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar.