Bie suvaja nga ish-godina e Hetuesisë që ndodhet në bulevardin “Dyrrah” në Durrës.

Pasditen e sotme rreth orës 16:00 ka rënë një pjesë e suvasë nga katet e sipërme, duke vënë në rrezik kalimtarët e rastësishëm.

Në vendngjarje mbërritën efektivët e Policisë Bashkiake, të cilët e rrethuan me shiritin e sigurisë, në mënyrë që të shmanget ndonjë incident.

Kjo nuk është hera e parë që shkëputet pjesa e suvasë në këtë godinë, e cila ndodhet në bulevard ku edhe këmbësorët e rastit janë të panumërt. Që prej tërmetit të vitit 2019, godina pësoi dëme të shumta.