Një fasoneri është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në kryeqytet në rrugën “Muhamet Deliu” në zonën e Freskut.

Mësohet se zjarri është neutralizuar pasi në vendngjarje kanë mbërritur 10 zjarrëfikës.

Fillimisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një hekur rrobash që është harruar ndezur.

Deri më tani nuk raportime për dëme në njerëz, por vetëm materiale.