TIRANE– Ndërsa kryeministri Sali Berisha fliste në një konferencë shkencore dhe shprehej se qeveria e tij do të investonte për t’u rritur vlerën bimëve mjekësore, të cilat mund të ndikojnë në uljen e nivelit të varfërisë në zonat të caktuara të vendit, kreu i opozitës, Edi Rama, i është përgjigjur rivalit të tij politik nga rrjeti social Twitter. Rama e akuzoi kreun e ekzekutivit se e ka vjedhur këtë ide nga programi i Partisë Socialiste.

“Përgëzime kryeministrit! E ka lexuar mirë programin tonë për stimulimin e prodhimit të bimëve aromatike. Po s'bëhet me kopje kjo punë! Duhet Rilindje. Sot qeveria është përgjegjëse pse s’ka bërë asgjë në këtë drejtim. Dhe nuk i shpëton dot llogarisë për atë që nuk ka bërë duke premtuar me kopje”,- shkruante Rama në “Twitter”.