Gjykata e Posaçme ka dënuar me një vit burg ish-kandidatin për deputet të LSI-së, Etjon Joka.

Ai u gjykua për akuzën e korrupsionit në zgjedhje. GjKKO pranoi kërkesën e SPAK, e cila po ashtu kërkoi 1 vit burg për ish-kandidatin e LSI-së.

Gjithashtu me një vit u dënua edhe Elis Babo.

Etjon Joka u filmua teksa jepte para në këmbim të shit-blerjes së votave gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Elis Babo është personi që kishte kryer filmimin dhe të cilit i janë dhënë paratë nga Joka.