Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës është pezulluar përkohësisht.

Shkak është bërë arrestimi i një doganieri grek. Ndërkohë mësohet se lejohet kalimi i njerëzve vetëm në këmbë.

Nga ana e autoriteteve ende nuk ka një reagim zyrtare se kur do të vijojë puna normalisht në Pikën Kufitare të Qafë Botës.