Autoritetet italiane kanë bllokuar një kamion me targa greke, ku u gjetën 67 kg kokainë me vlerë 5 mln euro. Policia italiane ka arrestuar shoferin grek, një 46-vjeçar, ndërsa vijojnë hetimet.

Kamioni u kontrollua nga autoritetet italiane në autostradën A22 në zonën e Trentos, ndërsa një 46-vjeçar grek, drejtuesi i mjetit u arrestua dhe u dërgua në prokurori. Ai akuzohet për trafik droge.

Kamioni me targa greke erdhi nga Holanda. Autoritetet italiane kanë pasur dijeni lidhur me ngarkesën pasi më parë ishte lajmëruar Qarku i Autostradës të ndalojë mjetin për ta kontrolluar.

Shoferi u tregua shumë nervoz në përgjigjet e pyetjeve që i ishin bërë gjatë kontrollit.

foto galeri
foto galeri

Një njësi e Policisë së Krimit Ekonomik ka mbërritur në vendngjarje me dy qen të trajnuar posaçërisht, të cilët kanë mundur të thyejnë 60 pako me kokainë, me peshë totale 67 kg.

Ngarkesa dhe kamioni u sekuestruan nga autoritetet italiane që po hetojnë tani për marrësit e drogës. Sipas informacioneve, shoferi ende nuk e ka bërë të ditur destinacionin e ngarkesës dhe po mban gojën të mbyllur.