Alban Beqiri ka mbyllur garimin e tij historik në Botërorin e Boksit me një medalje të bronztë. Boksieri shqiptar ia doli që të shkonte deri në gjysmëfinalet e aktivitetit në Serbi, ku për fat të keq u mund me pikë nga rusi Vadim Musaev.Një dëmtim i dyfishtë në dorë dhe në mes ndikoi sfidën e Beqirit, që synonte të shkonte në finalen e madhe për peshën deri në 71 kilogramë. Musaev arriti ta mbante larg boksierin shqiptar duke siguruar me goditje nga distanca pikët që i duheshin për të siguruar praninë në finale.Gjithsesi, kjo mbetet një pjesëmarrje historike për boksierin kuqezi, i cili fitoi ndeshjet me radhë derisa arriti në gjysmëfinale ku edhe humbja të siguron medaljen e bronztë, e para në historinë e Shqipërisë në një aktivitet të këtyre përmasave.
Boks/ Shkroi historinë për Shqipërinë, Alban Beqiri mbyll Botërorin e Boksit me medalje
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Izraeli nis sulme të reja në jug të Libanit
Një “alarm i kuq” është lëshuar në 27 qytete në Itali për shkak të nxehtësisë ekstreme
Dy shenjat e horoskopit që dashurohen më shpejt: Pasioni i Dashit dhe romantizmi i Peshqve
Tajlandë, futbollisti vritet nga rrufeja gjatë ndeshjes





