Reshje e dëborës kanë pushtuar thuajse gjithë Shqipërinë dhe ditën e sotme në shumë stadiume do të jetë e vështirë të luhet futboll në kushte normale. Në Peshkopi, ku Korabi do përballet me Veleçikun, fusha është mbuluar nga bora.Dibranët po bëjnë maksimumin që të pastrohet fusha dhe në orën 13:30 ekipet të zbresin në fushë dhe të luajnë. Mbetet të shihet nëse zyrtarët e ndeshjes do të japin “OK” që ndeshja të zhvillohet. Në borë këtë sezon është luajtur në Superiore, në sfidën Skënderbeu-Partizani.Situata është më ndryshe në Burrel, pasi në “Liri Ballabani” nuk ka shumë borë. Gjithsesi, për shkak të vështirësisë në lëvizje në aksion rrugor që të çon në qytetin verior, është menduar të anulohet takimi Burreli-Vora. Miqtë dhe arbitrat e kanë pasur të vështirë të udhëtojnë drejt Burrelit, është marrë ky vendim. Takim tjetër i anuluar është Besëlidhja-Partizani B.
Bora problem për futbollin, anulohen dy takime të Kategorisë së Parë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Plagoset me thikë një 45-vjeçar në Shkallnur, policia në kërkim të autorëve
Grupi koordinues i protestave, publikohen 13 firmëtarët e dokumentit me kërkesa ndaj qeverisë
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës





