Nuk ndalet marshimi i Boston Celtics në kampionatin amerikan të basketbollit. Kundërshtari i radhës ishte Utah Jazz, të cilin e mposhtë me shifrat 123-107.

Celtics dominon në Lindje me 51 fitore dhe 14 humbje, asnjë ekip tjetër në këtë sezon të Nba nuk i ka kaluar 45 fitore.

Jayson Tatum e mbylli ndeshjen me 38 pikë, mirë u paraqit edhe Derrick White me 24 pikë dhe 6 ribaund e 3 asiste.

Te Jazz, pikëshënuesi më i miri ishte Keyonte George me 26, Clarkson 21 dhe Sexton 20 pikë.

Në Perëndim, Oklahoma pësoi një humbje befasuese në shtëpi nga Indiana, që fitoi me shifrat 121-111.

Shai Gilgeous-Alexander zhvilloi një paraqitje fantastike, duke realizuar 30 pikë, 10 ribaund dhe 5 asiste, por të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.

Në ndeshjet e tjera, Neë York mundi Philadelphia 106-79, Memphis fitoi në shtëpi 109-97 kundër Washington.

Houston befasoi në San Antonio ekipin e Spurs duke fituar 103-101, ndërsa Minnesota mundi 118-100 Clippers.

Një sukses tepër të rëndësishëm regjistroi edhe Sacramento që fitoi me rezultatin e thellë 129-94 përballë Milwaukee.