Britania e Madhe mbyll gjithçka, regjistrohen 177 të vdekur nga koronavirusi

20/03/2020 - 20:17

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka marrë vendim për “mbyllje” të Britanisë së Madhe nga dita e premte, pasi ka urdhëruar baret, restorantet, kinematë dhe palestrat që të mbyllin dyert, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Ai ka thënë se e kupton sa e vështirë është që të ndalohet tradita e britanikëve për të vizituar baret, mirëpo një gjë e tillë tani është kthyer në domosdoshmëri.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka raportuar për 3,983 persona të prekur me koronavirus, pas testimit të 66,976 pesonave.

Shkencëtarët qeveritarë kanë thënë se përhapja e virusit është më e madhe në Londër, pasi disa njerëz nuk janë duke zbatuar këshillin e qeverisë për t’u izoluar. Deri më tani 177 persona kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje në Britani.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri francez, Edouard Philippe paralajmëroi sot se 15 ditët e para të prillit do të jenë edhe më të vështira se 15 ditët e fundit

Princesha spanjolle Maria Teresa, anëtare e familjes mbretërore Bourbon- Parma ka ndërruar jetë sot nga koronavirusi në moshën 86- vjeçar

Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar një numër më i ulët i vdekjeve nga koronavir

Wuhan-i është kryeqytet i provincës Hubei dhe vendi ku dyshohet se lindi koronavirusi i ri, COVID-19.

Nëse shkalla e rritjes së rasteve vazhdon në nivelet aktuale, zona metropolitane e Nju Jorkut do të pësojë një katastrofë më të keqe se W

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Britaninë e Madhe u rrit me 260 persona në 24 orët e fundit, duke e çuar shifrën në 1.019 të vdekur.

Numri i njerëzve që kanë vdekur nga koronavirusi në Spanjë në 24 orët e fundit është rritur me 832, rritja më e madh ditore në vend që pr

Turqia anuloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe vendosi të ndalojë udhëtimet midis 30 qyteteve, përfshirë Stambollin, Ankaranë dhe I

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sot vendi me numrin më të lartë të personave të prekur nga koronavirusi.