Irani tërhiqet nga “disa angazhime” sipas marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore të vitit 2015, një vit pasi marrëveshja u braktis edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Hassan Rouhani njoftoi fuqitë e tjera të mëdha për marrjen e vendimit të mërkurën.

Ai nuk specifikon cilat janë angazhimet, për të cilat do të ndalë zbatimin e marrëveshjes.

Marrëveshja ka për qëllim frenimin e ambicjeve bërthamore të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, por tensionet Iran-SHBA janë rritur që nga largimi i Uashingtonit.

Ekonomia e Iranit është goditur nga sanksionet e shtuara të SHBA-ve.