Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mëngjesin e sotëm në lagjen Opera, në Paris. Shpërthimi ndodhi mëngjesin e së shtunës jo shumë larg teatrit “Folie Bergere” në një furrë buke.

Siç raportojnë mediat vendase, një pallat është në flakë dhe ka disa persona të plagosur. Dyshohet se shpërthimi mund të ketë ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit në furrën e bukës.