Pak ditë pas ndarjes së Britney Spears nga Sam Asghari, ylli i muzikës Pop duket se po shijon çdo moment.

Ylli i popit dhe aktori vendosën të ndanin rrugët e tyre pas 14 muajsh martesë, ku Asgari e akuzoi atë për tradhti dhe gjithashtu raportoi për dhunë në familje.

Megjithatë, këngëtarja duket se nuk është “përkulur” nga ndarja e saj dhe rikthehet më e ‘egër’ se kurrë në Instagram. Pas fotove ku shihet një burrë duke i puthur këmbët, Spears ka bërë një tjetër postim, këtë herë duke treguar veten.

Në një video të postuar në llogarinë personale në Instagram, ylli kërcen me te brendshme të kuqe rreth shtëpisë së saj.