CEO i AC Milan, Giorgio Fiurlani, po bën gjithçka që mundet për të bindur Chelsean se duhet të huazojë Armando Broja te kuqezinjtë këtë verë.

Siç është raportuar nga Daniele Longo i Calciomercato.com, Milani është shumë serioz për Brojën dhe nuk dëshiron që ai të qëndrojë në Chelsea këtë sezon.

Milani dëshiron një sulmues të ri që mund të sfidojë Olivier Giroud për vendin e titullarit në ekip dhe afrimi i një nr.9 do t’i lejonte ata të dërgonin Lorenzo Colombo në huazim.

Chelsea tashmë ka vendosur që Broja të jetë pjesë e planeve këtë sezon nën drejtimin e Mauricio Pochettino, pasi ata nuk dëshirojnë të nënshkruajnë me një tjetër sulmues gjatë merkatos.

Pavarësisht kësaj, Furlani po bën çmos për të përfituar nga marrëdhënia pozitive që kanë klubet.

Ruben Loftus-Cheek dhe Christian Pulisic i janë bashkuar Milanit nga Chelsea këtë verë, kështu që ka një dialog të hapur për t’u përdorur.