TIRANË – Bien ndjeshëm remitancat e emigrantëve shqiptarë. Kriza ekonomike me te cilën po përballen dy vendet fqinje Itali dhe Greqi, ku ndodhet dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit është reflektuar në sasinë e parave që ata dërgojnë pranë familjes. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë flasin për një rënie të ndjeshme të remitancave.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë remitancat shënuan një rënie prej 10%. Në tremujorin e tretë të këtij viti ato kapën vlerën 139 milionë eurove, ndërsa si 9 mujor, dërgesat e emigrantëve llogariten në 478 milionë euro, me një rënie vjetore prej 4.2%. 

Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se rënia e dërgesave të emigrantëve është kompensuar disi nga rritja e fluksit të investimeve të huaja. Për tremujorin e tretë të këtij viti, investimet e huaja arritën në 171 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 6.8% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. 

Ndërsa si 9 mujor, investimet e huaja vlerësohen në 551 milionë euro, me rritje vjetore 20%.