Janë tensionuar sërish tensionet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, deri në pikën që Sofja njoftoi se do të tërheqë ambasadorin e saj nga Shkupi, dhe do të ndërpresë të gjitha projektet e përbashkëta ndërshtetërore.

Ministri i Jashtëm bullgar, Nikolai Milkov u tregua i prerë në seancën e Komisionit Parlamentar për Çështjet me Jashtë, ku u diskutua sulmi fizik Hristijan Pendikovit – përfaqësuesit të një klubi bullgar në qytetin e Ohrit. Ngjarja ka ndodhur më 19 janar, por deri tani, hetimet ende nuk kanë përcaktuar nëse agresioni ishte pasojë e mosmarrëveshjeve personale apo shtetësisë së tij bullgare. Katër persona janë aktualisht nën hetim për incidentin.

“Gjërat nuk mund të vazhdojmë më siç kanë qenë, dhe me këtë, pajtohemi të gjitha. Kjo nuk është aspak një qasje produktive. në këtë pikë, ne do të shqyrtojmë me kujdes shumë elemente të bashkëpunimit tonë dypalësh me këtë shtetin tonë fqinj”, deklaroi Milkov. Shqetësimi kryesor pas kësaj situate është nëse Sofja do t`ia bllokojë Shkupit bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian. Kryediplomati bullgar u shpreh se vendi i tij nuk do ta bëjë këtë gjë, sepse siç tha ai, “bisedimet asnjëherë nuk kanë filluar” , ndërsa reagimi fillestar ndaj incidentit do të jetë ndërprerja e të gjitha projekteve të përbashkëta ndërshtetërore me Maqedonisë së Veriut”.

Tensionet mes dy shteteve janë acaruar sërish këto tre muajt e fundit, pas hapjes së klubeve bullgare në Manastir dhe Ohër, të cilat janë kundërshtuar nga pala maqedonase, pasi mbajnë emrat e Car Borisit të Tretë dhe Vanço Mihajlovit – personalitete bullgare që kanë luftuar për bashkimin e territoreve të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.