Karim Benzema është dënuar me një vit burg me kusht dhe 75 mijë euro gjobë për skandalin seksual me ish-shokun e skuadrës Mathiu Valbuena në vitin 2015.

Vendimi i një gjykate në Versajë që e shpalli Benzemën fajtor në rolin e “bashkëpunëtorit” në këtë aferë i jep fund një sage ligjore që daton që nga viti 2015, ku Benzema u përjashtua nga ekipi kombëtar i Francës për gati gjashtë vjet.Ylli madrilen nuk mori pjesë në gjyqin treditor muajin e kaluar, teksa avokati i tij përmendi disa arsye profesionale si ajo e stërvitjes prag ndeshjes me Barelonën.Benzema u kthye në ekipin kombëtar të Francës në fillim të këtij viti, duke luajtur në Euro 2020 dhe duke luajtur rol në triumin e ‘’gjelave’’ në Ligën e Kombveve. Aktualisht Benzema kryeson listën e golashënuesve me 10 gola dhe është ndër pretendentët për të fituar Topin e Artë për vitin 2021 që jepet javën e ardhshme.