Një 36-vjeçare nga Durrësi i është drejtuar policisë për ndihmë, pasi prej 4 ditësh nuk di vendndodhjen e burrit të saj.

Shtetasja E.M. ka deklaruar para efektivëve se bashkëshorti 33-vjeçar është larguar nga shtëpia që në datë 11 gusht dhe nuk është kthyer.

Pasi ka pritur më kot kthimin e burrit 3 vjet më të vogël, gruaja ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tij.

Policia e Durrësit ka nisur punën për gjetjen e vendndodhjes së shtetasit A.M.