TIRANË,21 korrik 2013 – Tronditet sërish kryeqyteti. Një krim brenda familjes i ka marrë sot jetën një tjetër gruaje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Hekal të Tiranës, ku burri ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij.
Sipas policisë viktima është 18-vjecarja Anxhela Gjoshi, ndërsa autorit të ngjarjes, Ersi Gjoshi, i arrestuar nga policia.
Sipas gazetarit të News 24, Spartak Koka, i cili ndodhet në vendngjarje, ngjarja ka ndodhur pas mosmarrëveshjeve që kishte çifti. Ai sqaron se Ersi Gjoshi 28- vjec dhe Anxhela Gjoshi jetonin bashkë prej një viti.
Duke iu referuar burimeve policore, gazetari ynë raporton se krimi ka ndodhur rreth orës 16:05 minuta të së dielës, ku 28-vjecari e ka qëlluar bashkëshorten vetëm një herë me thikë në zemër. Krimi është konsumuar në dhomën e gjumit, ndërsa 28-vjecari nuk është larguar pas krimit, por ka pritur aty deri në mbërritjen e policisë.
Në banesën ku jetonte çifti ka mbërritur tashmë ekspertiza e policisë si dhe një mjek ligjor, të cilët po hetojnë mbi ngjarjen e rëndë.
Burri qëllon me thikë në zemër bashkëshorten 18-vjecare
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Europa bëhet “plani B”, mijëra amerikanë kërkojnë pasaportën irlandeze
Misteri i vdekjeve dhe zhdukjeve të shkencëtarëve në SHBA, ish-agjentja e FBI-së hedh poshtë konspiracionet: Rastet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën…
“Mora mesazh nga lideri suprem i Iranit”, Putin pas takimit me ministrin e Jashtëm Iranian: Vazhdoni të luftoni për sovranitetin tuaj
Gjenerata X pse shpesh quhet “gjenerata e terapisë”? Sfidat emocionale më të shpeshta që kalojnë





