TIRANE – Administrata shtetërore do përfitojë 10 mijë lekë të reja në formën e shpërblimit për festat e fundvitit. Lajmi konfirmohet nga burime pranë Ministrisë së Financave. 

Nga ky shpërblim do të përfitojnë punonjësit e arsimit, shëndetësisë, policisë, administratës publike dhe ente të tjera shtetërore. 
Nuk përfitojnë edhe këtë vit pensionistët.

Shpërblimi në të njëjtën vlerë është dhënë dhe vitin e kaluar dhe tashmë ka zëvendësuar rrogën e 13-të, e cila për shkak të efekteve që ka dhënë kriza ekonomike, nuk po jepet prej më shumë se dy vitesh.