Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, është shprehur se procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, do të nisë javën e ardhshme.
Me gjasa, sipas Celibashit, ky proces do të nisë ditën e hënë ose ditën e martë. Bëhet fjalë për rinumërimin e 610 301 vota të qarqeve Tiranë dhe Fier.
“Do jetë KAS ai që do të vendosë mbi çdo element të këtij procesi. KQZ, do të realizojë nga pikëpamja teknike këtë proces. Bëhet fjalë për rinumërimin e 610 301 vota për të dyja qarqet, atë të Tiranë dhe të Fierit.
Procesi, parashikojmë të fillojë të hënën ose të martën e javës që vjen. Ësntë dashur ditë për ta përgatitur, pra pak më shumë se një javë këtë process, pasi kërkon një përgatitje logjistike dhe njerëzore”, tha ai.