Kryeministri Edi Rama ishte në Aachen, Gjermani, si pjesë e ceremonisë prestigjioze të Charlemagne Prize.

Në postimin e tij, ai shkruan se e kishte për kenaqësi të ishte pjesë e ceremonisë ku Mario Draghi u nderua për kontributin e tij në stabilitetin ekonomik dhe bashkimin e Europës.

“Kënaqësi dhe nder sërish, në Aachen të Gjermanisë, si pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze të Charlemagne Prize, një nga vlerësimet më të rëndësishme europiane për kontributin në bashkimin dhe të ardhmen e Europës, ku sot europiani i madh Mario Draghi u vlerësua me Çmimin e Karlit të Madh 2026, në respekt të rolit të tij të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e stabilitetit ekonomik të Europës dhe nxitjen e projektit të një Europe të Bashkuar përtej kufijve të sotëm, me një treg shumë më unik, me aftësi mbrojtëse të vetëmjaftueshme, e me fuqi prodhuese e konkurruese shumë më të madhe”, shkruan Rama.