Teksa jemi vetëm pak orë para ceremonisë së “Topit të Artë”, një lajm i bujshëm vjen nga Spanja. Real Madrid nuk do të udhëtojë drejt Parisit, pasi sipas asaj që shkruhet, arsyeja ka të bëjë me faktin se Vinicius nuk do të jetë fituesi.
Në fakt, delegacioni i klubit kampion të Europës ka anuluar udhëtimin drejt Parisit, edhe pse ishte parashikuar nisja e tyre në orën 15.00. Kjo zhurmë e madhe vjen pasi janë rritur mundësitë që fituesi i “Topit të Artë” të jetë Rodri i Manchester Cityt.