Irani thotë se janë afër arritjes së një memorandumi mirëkuptimi me SHBA-në, por jo një marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftës.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baghaei theksoi se memorandumi i propozuar me 14 pika përqendrohet në përfundimin e luftës dhe në ndërprerjen e bllokadës detare amerikane, në këmbim të ndërmarrjes së hapave nga Irani për të siguruar kalim të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit.
Ai tha se aktualisht nuk po diskutojnë çështjet bërthamore dhe se fokusi i Teheranit është në përfundimin e luftës.
Deklarata e tij vjen pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio theksoi se një marrëveshjeje mund të arrihet brenda ditës, ndërsa paralajmëroi se ose do të ketë një marrëveshje të mirë ose Uashingtoni do ta trajtojë situatën “në një mënyrë tjetër”.





