Nga Indrit Hamiti

Çështja çame edhe pse është çështje kombëtare nuk po shihet nga asnjë prej partive Shqiptare si prioritet por si apendiks elektoral. Arsyeja kryesore për këtë është si qasja ndaj kesaj çështje ashtu dhe koherenca ndaj saj. Ne dritën e zhvillimeve te sotshme gjeopolitike kur Shqipëria është e përcaktuar qarte drejt BE dhe shoqëria shqiptare po pëson nje transformim gradual me model perëndimin , edhe çështja çame nuk mund te shihet veçse si nje çeshtje e tille , çeshtje e një rajoni te Evropës me një histori tragjike e probleme ende te pazgjidhura . A mund te jene zgjedhjet vendore dhe administrimi lokal ndihmese ne procesin e zgjidhjes se çështjes çame? Un them qe po , dhe ne mënyre te drejtpërdrejte . Programi politik i zgjedhjeve vendore përshkohet nga elemente qe janë brenda spektrit te veprimtarisë te njësive vendore. Futja ne program e elementeve qe i përkasin pushtetit qendror mund te jete pjese plotësuese e programit po nuk mund te jete programi vete. Cilët mund te jene elemente te lidhur me çështjen çame qe kandidatet vendore mund t’i integronin ne programet e tyre :

Ne funksion te ngritjes se nje platforme komunikimi e dialogu mes Bashkive te Republikës se Shqipërisë dhe atyre te rajoneve te Greqise se Veriut (Çamërisë) programi duhet te promovoje :

Marrëdhëniet dypalëshe ne trajtën e binjakëzimeve dhe marrëveshjeve te tjera mes bashkive te Shqipërisë dhe ato te zonës se Çamërisë.

Stimulimin e forumeve te te zgjedhurve lokale te rajonit , si ne nivel kryetaresh bashkie, kryetaresh këshillash , kryetaresh rajonesh, grupesh këshilltarësh etj.

Përcaktimin e një kalendari vizitash zyrtare me axhende te përcaktuar ne zonën e Çamërisë te te zgjedhurve lokale per secilën bashki te Shqipërisë.

Ekonomia

Si nje projekt afatmesëm te lanciohet ideja e një Eurorajoni transkufitar te Çamerise ose Thesprotise , rajon i cili do te integronte nje zone qe historikisht ka qene pjese e një identiteti te përbashkët.

Stimulimin e aplikimeve per fondet Europiane për projekte transborder IPA mes bashkive Shqiptare atyre te Çamërisë dhe organizmave jo qeveritare, instituteve kërkimore etj.

Stimulimin ne nivel tarifash vendore i ndërmarrjeve me karakter te përbashkët dhe partnere nga zona e Çamërisë dhe qytetet Shqiptare.

Krijimi i Fondit per Çamërinë ne te cilin donatoret mund te kontribuojnë nëpërmjet projekteve konkrete.

Kultura e trashëgimia kulturore e turizmi

Drejtoritë e kulturës ne bashki sidomos ato kufitare kane mundësi reale për krijimin e televizioneve dixhitale , te cilat mund te ndikojnë si ne informimin dhe edukimin e publikut me prioritetet lokale ashtu dhe mund te promovojnë seksione te veçanta ne gjuhen arvanite (shqipen e vjetër qe ruhet sot e kësaj dite ne Greqi ), vllehe etj.

Promovimi i kërkimit nga ana e grupeve te ndryshme ne fushen e etnografisë, arkitekturës tradicionale, arkeologjisë ne zonën e Çamërisë. Këto iniciativa mund te lançohen nga këshillat lokale te kulturës ne bashkëpunim me institucione shkencore , universitetet etj.

Organizimi i eventeve kulturore e artistike ne nivel rajonal me karakter lëvizës qe mund te zhvillohen sipas nje kalendari te përcaktuar si ne bashkitë e Shqipërisë dhe ne ato te Çamërisë.

Krijimi nje itinerari detar qe lidh periodikisht Durrësin me Igumenicen, Pargen e Prevezën. Ky mund te jete ne trajtën e regatave, anijeve te linjës, itinerareve periodike turistike etj.

Pikat ne program mund te shtohen pambarimisht dhe secila prej tyre do te kërkonte specifikime, strategji, plane veprimi etj. Programi nuk është teknike elektorale i ngjashëm me monitorët, flamurët , grupet e numërimit por është kontrate sociale e manual përdorimi për te zgjedhurit vendore. Sa me i qarte e realist te jete ai aq me te mëdha janë pritshmërie për realizimin e tij. Uroj qe te gjithë te zgjedhurit nga radhët e komunitetit çam dhe dashamirësit e çështjes çame te jene koshiente për këtë.