6 qershor 2015 – Një krijesë e çuditshme me ngjyrë jeshile, që duket si krimb ose gjarpër ka habitur njerëzit anembanë botës pasi pamjet e tij u publikuan në rrjetet sociale, e më pas në portale të ndryshme online ndërkombëtare.

Krijesa misterioze është fotografuar teksa zvarritej në një dysheme betoni në një port në Penghu, Tajvan.

Krimbi që duket se ka trajtë xhelatinore, ka një gjuhë mjaft të gjatë në ngjyrë rozë, që del nga goja e tij duke u rrotulluar edhe rreth trupit, mesa duket në kërkim të ushqimit.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/