Revista "Woman today" ka publikuar një artikull që tregon se çfarë mendojnë, duan dhe nuk duan meshkujt gjatë marrëdhënieve seksuale. Ja të dhënat: 

1. Ai mendon se puthjet janë kohë e humbur 

Është e vërtetë që meshkujt nuk e kanë shumë për zemër të rrinë dhe të presin gjatë para se të hidhen në aksion, por gjithsesi atyre u dhuron shumë kënaqësi koha që kalojnë me partneren duke u puthur. 

Filloni të "rikualifikoni" mashkullin tuaj. Thuajini atij nëse dëshironi të jeni më tepër romantikë dhe më pas, me ngadalë, çojeni në një eksitim dhe epsh të shpenguar. 

2. Ai pret që të arrini në orgazëm brenda pak minutash 

Meshkujt e dinë që nuk është shumë e lehtë të bësh një femër të arrijë në orgazëm, sepse asaj do t'i duhet pak kohë për të arritur kulmin e eksitimit. Një burrë i zoti në shtrat, e di që sa më shumë të zgjasë "loja" para orgazmës, aq më shumë eksituese bëhet për të dyja palët dhe në fund, si mashkulli dhe femra janë të lumtur dhe të kënaqur nga njëri-tjetri. 

3. Ai do seks të nxehtë gjatë gjithë kohës 

Ndonjëherë, meshkujt kanë nevojë të bëjnë seks ngadalë, të bëjnë dashuri në mënyrë romantike apo edhe të jetojnë një situatë gazmore duke kryer marrëdhënie. Pasioni vjen në shumë mënyra. Kështu që, gjëja e duhur që duhet bërë është të kuptoni se cilat janë mënyrat që u përshtaten juve për të ndezur pasionin. 

4. Ai do që të jeni një "gjimnaste" në shtrat 

Ajo çfarë e ndez më shumë një mashkull është një femër, e cila është e relaksuar, e kënaqur nga vetja dhë shumë e lidhur me të si individ. Një burrë nuk e do femrën që ta shohin të tjerët se sa e bukur dhe forma të mira ka, por të dijë se ajo jeton dhe zbukurohet vetëm për të. 

5. Ai çmendet kur ju nxirrni klithma 

Nuk ka gjë më të veçantë gjatë një akti seksuale nëse femra, teksa arrin në orgazëm fillon të nxjerrë ofshama. Që kjo të marrë një tjetër dimension, partneri duhet të jetë i sigurt që ju ndiheni vërtet e ëksituar dhe se nuk po "bëni zhurmë" thjesht për t'i bërë qejfin atij. Klithmat duhet të jenë krejtësisht natyrale. 

6. Ai është i dëshpëruar për të kryer seks ana

Shumë meshkujve as nuk u intereson fare kjo gjë. Dhe nëse kryeni marrëdhënie me një mashkull, i cili e dëshiron me të vërtetë shumë këtë gjë, atëherë bëjini të qartë se kur dhe sa herë do të praktikoni këtë lloj seksi në lidhjen tuaj. 

7. Ai do që ju të bëni veprime të çuditshme 

Është mirë që të vini në funksion gjuhën dhe gishtin tuaj për t'i dhuruar më shumë kënaqësi partnerit. Puthjet franceze janë më të mirat dhe ndonjëherë duart e vëndosur në klitorin tuaj dhe më pas pranë gjoksit të tij mund të hyjnë vërtet në punë. Gjithsesi, nuk duhet të bëhet diçka e zakonshme, sepse do t'i humbiste vlera. 

8. Ai është i fiksuar pas seksit oral 

Të gjithë meshkujt e pëlqejnë seksin oral, por gjithsesi ai nuk mund të zëvendësohet me atë vaginal. Është mirë që në marrëdhënien tuaj intime të ketë variacion dhe të praktikohet seksi oral, sidomos nëse mashkullit tuaj kjo gjë i shton kënaqësinë. Duhet të dini se, për disa meshkuj është shumë e vështirë të arrijnë në qejf përmes këtij seksi. 

9. Ai dëshiron vetëm të arrijë në orgazëm 

Nuk është e thënë që sa herë të bëni seks me partnerin ai të arrijë në orgazëm menjëherë. Nësë e lini atë të presë, mashkulli do ta shijojë edhe më shumë aktin tuaj seksual. 

10. Ai kërkon seks të egër 

Kjo është e vlefshmë vetëm për meshkujt në një moshë të re dhe sidomos, nëse janë në fillimet e eksperiencave të tyre seksuale.