Është fundi i muajit dhjetor dhe shumica tashmë i kanë nxjerrë palltot e tyre nga dollapi. Vazhdojnë të jenë në trend palltot e zeza ose edhe me ngjyra. Megjithatë, akoma kohe për të blerë një pallto të re.

Provoni një herë të blini nj pallto ndryshe nga ato standardet që shohim më së shumti. Zgjidhni një nga modelet e reja të propozuara nga stilistët për sezonin dimër 2012-2013.

Ja cilat janë tendencat e palltove për sezonin dimër 2012-2013

1. Pallto pa jakë

Palltot pa jakë janë një tendencë e këtij sezoni duke u inspiruar edhe nga stili retro apo vintage. Janë femërore e variojnë nga ngjyrat apo materialet.

2. Stili ushtarak

Ky stil është shumë në modë jo vetëm për palltot, por edhe në xhaketat. Modeli dopiopet me gjatësi mesatare deri në mes të gjurit apo edhe të shkurtra, është përdorur nga shumë stilistë si: Burberry Prorsum, Victoria Beckham, Tommy Hilfiger, Altuzarra etj. Mund t’i kombinoni edhe me aksesore si rrip apo çizme të gjata deri tek gjuri.

3. Pallto të gjera (oversized)

Mjaft më me modele fiks pas trupit, zgjidhni një masë më të madhe dhe vishni poshtë saj çfarë të doni. Për të mos u dukur e ekzagjeruar, kombinojeni me një palë pantallona të ngushta apo me një fustan pas trupit. Ky është një stil retro dhe disi mashkullor i propozuar nga stiliste si: Channel, Stella McCartney, Jil Sander.

4. Pelerina

Pelerinat janë më pak të zakonta, por janë shumë në modë. Nëse stili juaj është elegant dhe klasik, ky model është perfekt për ju.

5. Pallto tekstile 3-D (textural)

Materiali i palltove nuk është vetëm stofi i zakonshëm njëngjyrësh, por edhe materialet 3-D. Nxirrni palltot e vjetra të mamit tuaj dhe kombinojini me diçka me moderne për të miksuar të 2 stilet.

6. Pallto të qëndisura

Këto të japin një pamje fisnike dhe janë me luksoze. Sigurisht që nuk janë të përshtatshme ne jetën e përditshme por ne raste te veçanta janë vërtetë për t’u admiruar. Mund te zgjidhni stilin e Valentinos, Oscar de la Renta apo Channel.

Vini re: përveç xhupit tuaj të preferuar, sportiv apo me pupla, nuk duhet të mungojë në gardërobën tuaj dhe një pallto, për të qenë sa më femërore dhe me stil këtë dimër.