Chelsea dëshiron të rikthejë Harry Kane në Premier League. 

Portali “Football Insider” zbuloi sot se blutë po monitorojnë situatën e qendërsulmuesit anglez te Bayerni me shpresën për të shfrytëzuar pakënaqësinë e tij, për t’i hapur sërish dyert e futbollit anglez këtë verë.

Ish-sulmuesi i Tottenham ka realizuar 29 gola ​​dhe 8 asistim në 30 paraqitje sezonale, por duket se nuk është i lumtur dhe Bayern është larg trofeve këtë sezon.

Ideja e Chelsea-t është të hyjë në një negociatë të mundshme me “bomberin”, që konsiderohet si numri 9 ideal për të zgjidhur problemet ofensive të trajnerit Pochettino.