26 dhjetor 2014 –  Mrekulli Krishtlindjesh e quan Dom Reinhold Schlappa atë që i ndodhi Arbrit dhe Erindës. Dom Schlappa është një meshtar katolik në qytezën e Bestëig-ut në Landin e Vestfalisë në RFGJ. Ai si prift katolik e i frymëzuar edhe nga mesazhi i Krishtlindjeve  i paqës, i mirësisë dhe i dashurisë midis njerëzve u përpoq të ndihmonte një cift shqiptar, që jetonte në rrethana tepër të vështira në një kamp refugjatësh në Landin e Vestfalisë.

Arbri, 29 vjeçar i besimit katolik dhe bashkëshortja e tij e re Erinda e besimit mysliman jetonin në një kamp refugjatësh. Erinda ishte tre muajshe shtatzënë dhe e kishte thuajse të pamundur t’i rezistonte regjimit të vështirë e të ashpër të jetës në kamp. 

Don Schlappa, në pamundësi për t’i gjetur një strehim më të mirë çiftit shqiptar i vuri në dispozicion qelën e kishës, ku banonte vetë prifti. Schlappa shprehet për mediat gjermane se Nëna e Zotit Shën Mëria, kur ishte shtazënë me Jezusin, u strehua në një stallë, ndërsa për Erindën unë vura në dispozicion “shtëpinë e Zotit”, kishën, ku unë meshoj çdo të dielë. Unë vetë jam me origjinë polake dhe si polak e di se cdo të thotë të jesh refugjat. Unë kam shërbyernë disa vende të Amerikës Latine dhe e kam parë se sa vuajtje sjell varfëria për njerëzit, prandaj mendova që në frymën e mirësisë njerëzore, që na ofron festa e Krishtlindjeve t’i ofroj çiftit shqiptar strehën e vetme, që pata në dispozicion, qelën e kishës.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/