Në një dasmë në Berat, çiftit i ndodh e papritura e padëshiruar…

Në momentin që torta po transportohej, kamarieri bën një lëvizje të gabuar dhe ajo përfundon në dysheme.

Pavarësisht surprizës së pakëndshme, dhëndri dhe nusja ruajnë qetësinë, madje justifikojnë edhe gabimin e kamarierit.

Në fund fare gjithçka kishte qenë një rreng i përgatitur nga kunata pasi ekzistonte dhe një tortë e dytë… ajo e vërteta!

Rrengu i tortës ka filluar të praktikohet kohët e fundit shpesh në dasma e ditëlindje. Të njëjtën gjë kujtojmë që i bëri edhe Ledri Vula partneres së tij Sara Hoxha kur ajo festoi ditëlindjen.