Aktori Cillian Murphy, nuk do të riprodhojë rolin e tij si ‘Jim’ në filmin post-apokaliptik ‘ 28 Years Later ‘.

Producenti i këtij filmi Andrew MacDonald, mohoi spekulimet se Murphy do të kthehej në formë zombie në vazhdim. Pas publikimit të trailerit në fillim të dhjetorit, fansat e filmit besuan se aktori irlandez do të kishte një rol në filmin e ri.

Aktori 48-vjeçar luajti në filmin horror origjinal të Danny Boyle të vitit 2002, ‘28 Days Later’ si një i mbijetuar i quajtur Jim.

Pavarësisht se Murphy dëshiron të përfshihet në filmin e ardhshëm, MacDonald i tha revistës ‘Empire’ se ai aktualisht është vetëm një producent ekzekutiv.

“Ne donim që ai të merrte pjesë dhe ai donte të merrte pjesë në këtë film. Ai nuk është në filmin e parë, por shpresojmë se do të ketë një Jim diku gjatë rrugës. Ai është aktualisht i përfshirë si producent ekzekutiv dhe shpresoj se mund të punojmë me të në një farë mënyre në trilogji .” tha MacDonald.