3 shtator 2015 – Kompania e madhe franceze e transportit të kontejnerëve CMA CGM (me filial edhe në Durrës) njoftoi për rritje të normës së përgjithshme nga 500 dollarë në 591 dollarë për njësi kontejnerësh ekuivalente 20-këmbësh (6.1 m x 2.44 x 2.59 m = 38.5 metra kub / TEU), që përfshin të gjitha ngarkesat me origjinë në Azi në drejtim të Evropës veriore.
Transporti i një TEU nga Shangai në Evropën veriore në tregun spot [spot market / cash market është treg financiar publik, ku instrumente financiare ose mallra tregtohen për shpërndarje të menjëhershme] aktualisht kushton 591 dollarë, që është 26 për qind, ose 122 dollarë më shumë se javën e mëparshme, por sa gjysma e kostos gjatë të njëjtës javë të vitit 2014, sipas JOC.com’s Market Data Hub. Norma është ulur 45.5 për qind në krahasim me një vit më parë.
Të dhënat e Alphaliner-it [kompani e pavarur kërkimore, që ofron të dhëna mbi anijet, të dhëna shërbimesh, informacion dhe statistika] treguan se kërkesa në tregtinë Azi- Evropë veriore ra me 3.5 për qind gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, ndërsa kapaciteti u rrit 3.4 për qind, një mungesë ekuilibri që do të bëjë të vështirë arritjen e rritjeve kuptimplotë të normës.
Kjo u vërejt në fillim të këtij viti pasi transportuesit gjigantë synuan dhjetë GRI [General Rate Increase – korrektim i normave të navllonit në të gjitha ose në një rrugë tregtare specifike gjatë një kohe të caktuar] të mëparshme deri më 1 shtator 2015. GRI-të e korrikut dhe gushtit arritën disa suksese fillestare, por u futën në kolaps. meqë transportuesit reduktuan normat në tërheqjen dhe kapjen e ngarkesave.
Transportuesit që njoftuan më 1 shtator 2015 se GRI-të përfshijnë Maersk, 1250 dollarë për TEU; Evergreen, 1.000 dollarë për TEU; United Arab Shipping Co., 950 dollarë për TEU; CMA CGM, 950 dollarë për TEU, dhe MOL, 500 dollarë për TEU.
GRI-të vijnë pas anulimit të një sërë lundrimesh në një përpjekje për të sjellë kapacitetin më afër kërkesës. Transportuesit e G6 Alliance thanë se do të anulojnë katër lundrime shtesë Azi-Evropë dhe 2M Alliance e Maersk Line dhe Mediterranean Shipping Co. reduktuan një prej shërbimeve të tyre të përbashkëta në rrugën tregtare. Ocean Three dhe CKYHE alliances gjithashtu kanë anuluar lundrime Azi-Evropë.
/përg. th. m. portali DurresLajm/





