Efektet e “Pokemon Go”, lojës në telefonat celularë, po ndihen edhe në Shqipëri. Specialistët e qarkullimit rrugor kanë konstatuar në jo pak raste se shkaqet e aksidenteve, sidomos kur në timon janë të rinjtë, kanë qenë “Pokemon Go”, loja e re e cila instalohet nëpërmjet një aplikacioni në smartfon.

Në përpjekje për të kapur personazhet në virtual, humbin kontrollin e mjetit duke shkaktuar aksidente rrugore.

“Kemi konstatuar shpeshherë që drejtuesit e mjeteve tashmë janë shumë të lidhur dhe janë të varur nga aparatet celulare, nga përdorimi i internetit. Ndonjëherë vlen më shumë jeta sesa një ikonë në rrjetet sociale, ku të gjithë përdoruesit e mjeteve nuk hezitojnë që gjatë qëndrimit dhe udhëtimit të kenë telefonin në dorë. Një nga shkaqet determinante që ne po vëzhgojmë gjatë gjithë kohës, është përdorimi i aparateve celularë. Kohët e fundit, drejtues mjetesh kanë aplikuar në telefonat e tyre për të pasur aplikacionet e “Pokemon”. Ne jemi të gjithë realisht të vetëdijshëm që në çdo kryqëzim ku ne udhëtojmë, paralelisht kemi drejtues mjetesh. Në çdo kohë drejtuesi i mjetit është me telefon te dora. Kjo është një nga arsyet kryesore të humbjes së vëmendjes, e cila shkakton pastaj pasoja të rënda”, thotë Ervin Dervishi për “OraNews”.