FSHF ka nxjerrë në shitje biletat për duelin e Nations League kundër Islandës.

Kjo sfidë zhvillohet më 27 shtator në “Air Albania”, prej orës 21:00.

Biletat shiten si zakonisht te biletaria pranë stadiumit “Selman Stërmasi” dhe në pikën e stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja.

Çmimet e biletave variojnë nga 750 lekë pas portave, për të vijuar me 1200 lekë, 2000 dhe 3000 lekë në tribunat e tjera veç asaj VIP.

Në tribunën VIP ka tre kategori biletash, me çmime 8000, 10000 dhe 15000 lekë. Biletat për duelin ndaj Islandës shiten edhe online.