Goditet një grup kriminal në Spanjë, ku autoritetet vendase kanë arrestuar gjashtë shqiptarë.

Gjithashtu gjatë këtij operacioni janë sekuestruar pajisje të shumta që shërbenin për mirëmbajtjen e infrastrukturës për kultivimin e marijuanës.

Policia bëri me dije se në La Mora u zbulua një banesë ku kultivohej kanabisi dhe gjithashtu një tjetër u zbulua në Valls.