Ka stadiume me muze, me restorante, por tashmë do të ketë edhe me diskotekë, në të cilën do të mund të kërcehet përpara ndeshjes. Kjo është idea më e fundit e Corinthians, që ka parashikuar, në brendësi të stadiumit të ri të tij, një sallë kërcimi. Sigurisht, futboll, balet e samba dhe kjo nuk mund të ndodhë në vend tjetër, veçse në Brazil.

Impianti në fjalë është "Itaquerao", shtëpia e Sao Paulo, që do të presë edhe ndeshjet e Botërorit 2014, i cili do të bëhet më pas arena e "Timao"-s. Data e dorëzimit do të jetë më dhjetor 2013.

Stadiumi do të jetë frymëzues për të ardhmen, i pajisur komfort kushteve optimale, si dhe në lartësinë e klubit më të ri kampion të botës, me një të re absolute, pikërisht të qenit me diskotekë, që mund të nxisë rivalitet ndaj atyre, si shumë klube sportive italiane, që duan të kalojnë në një "shtëpi" të re.

"Itaquera", kur të jetë gati, do të bëhet skenë e shumë festave të Torcida-s së Corinthians-it që, duke parë pasionin e brazilianëve për festa, muzikë dhe futboll, nuk mund të humbasin rastin të kombinojnë kërcimin me topin e futbollit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendës presidenti i klubit kampion të botës, LuisPaulo Rosemberg, në një intervistë të së dielës për "O Estado se Sao Paulo". 

"Do të kemi një diskotekë, për ata që duan Corinthians dhe surprizat. Disko do të ndërtohet në zonën perëndimore të stadiumit, pranë tribunës VIP, si dhe në krah të tribunës qendrore",ka thënë Rosemberg.