Pritet vetëm zyrtarizimi, por tani nuk ka më dyshime se Çmimi i Madh i Kinës në Formula 1 nuk do të zhvillohet. Lajmi bëhet i ditur nga “The Times”. Sipas saj, shkak është frika nga “Coronavirus”. Organizatorët e Botërorit të Formula 1 janë prej kohësh në bisedime, teksa një opsion ishte edhe shtyrja e garës për në një datë tjetër. Kjo garë ishte parashikuar të zhvillohej më 19 prill. Në pritje të konfirmimit të vendimit, anulimi i Çmimit të Madh të Kinës ka vendosur në vështirësi organizatorët dhe Federatën Botërore të Automobilizmit. Kjo pasi Botërori 2020 i Formula 1 kishte në axhendë një kalendar rekord me 22 gara.
“Coronavirus” trondit edhe Formula 1, anulohet gara për Çmimin e Madh të Kinës
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re
Lukaku te Fenerbahce, lojtari është gati për aventurën me klubin e 10-të në karrierë
Aksident me 4 të plagosur në Gjirokastër, një nga automjetet drejtohej nga një 17-vjeçar
Plazhet publike zgjerohen, ministri Gonxhja: Luftë abuzimit me çmimet





