Autoritetet shëndetësore në Greqi bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 43 viktima nga COVID-19.

Po ashtu, gjatë këtij harku kohor janë shënuar 3164 raste të reja. Numri ka rritje krahasuar me ditët e fundit. Në spitale të intubuar janë 347 persona të cilët vijojnë betejën me sëmundjen.

Mosha mesatare e personave në intubim është 66 vjeç. 81.6% kanë sëmundje tjetër ose janë në moshën 70 vjeç e lart.

Në mesin e pacientëve të intubuar, 307 (88.47%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 40 (11.53%) janë plotësisht të vaksinuar.

Me 43 viktimat që u shënuan sot në total numri i fataliteteve në Greqi ka shkuar në 15418 që nga fillimi i pandemisë.