36 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve në Greqi. Autoritetet shëndetësore deklarojnë se gjatë këtij harku kohor janë regjistruar gjithashtu dhe 3585 raste të reja me COVID.

Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim aktualisht është 348, prej të cilëve 308 janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine.

Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 250 pacientë të rinj të prekur nga COVID.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i viktimave nga koronaviruis ka shkuar në 15 555.