Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një dokument pronësie të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Me anë të një postimi në Facebook, Tomorri shkruan se dokumenti tregon se Çuçi është pronar i subjektit ‘Albanian Sailing Club’.

Në këtë biznes, Çuçi zotëron mjete që jepen për lundrim për turistët. Ndërkohë që Tomorri ka ironizuar skafin me të cilin polici Arjan Tase vrau 7-vjeçaren Jonada Avdia.

Postimi i plotë:

Skafisti i brendshem. Tek ky bordi ka dhe persona me background problematik. Koleget e ministrit dmth.

Edhe ju thoni nga u buron policeve dashuria per skafin.