Një dollap i vjetër në qendrën shëndetësore të fshatit Zhanë, në Lushnje në këtë ditë zgjedhjesh është kthyer në dhomën e fshehtë të votimit.
Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.